Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Në një kanal vaditës në fshatin Zvirinë në Maliq janë gjetur të vrarë me armë zjarri dy vëllezër.

Dy vëllezërit Andrea Olldashi 33-vjeç dhe Martin Olldashi 31 vjeç, banues në Pogradec, janë gjetur nga një banor i zonës i cili ka njoftuar pastaj menjëherë policinë. Sipas një njoftimi nga policia e Korccës të rinjtë ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 7 dhjetor dhe kjo zhdukje është denoncuar në Komisariatin e Policisë së Pogradecit.

Ka dyshime se dy vëllezërit mund të jenë ekzekutuar diku tjetër dhe janë transportuar për tu hedhur në një kanal vaditës aty. Ndërkohë që mësohet gjithashtu nga burime për Report Tv se herën e fundit ata janë parë në Pogradec.

Andra dhe Martin Olldashi janë me precedentë penalë. Zbulohet se vëllezërit Andrea ka qenë disa herë i dënuar për vjedhje. Ndërkohë që një ntga pistat që policia është përqendruar në hetimet për zbardhjen e ngjarjes është trafiku i lëndëve narkotike.

1607607424_olldashi.jpg

Andrea dhe Martin Olldashi

Foto nga vendi i ngjarjes

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
Vrasja e dyfishtë / Flet nëna e dy vëllezërve Engjëllushe Olldashi: Lajmin për vdekjen e djemve e mora nga mediat, vrasësi të vinin tek unë (VIDEO)

Nëna e dy vëllezërve nga Pogradeci, të gjendur të vdekur sot në Maliq, ka treguar se lajmin për vrasjen e djemve e ka mësuar nga mediat.

Ajo ka kërkuar drejtësi.,

"Të dy djemtë humben kontaktet në orën 22 të datës 7 dhjetor. Telefonat i kishin te fikur. Nuk di të kenë pasur konflikte. Ata që e kanë bërë mirë të më kërkonin mua po të kishin hall sesa më vranë djemve. Lajmin e mora vesh nga mediat.

Të dy djemtë i kisha fëmijë të vetëm. Punonin ku të mundnin. Kërkoj drejtësi të zbardhen autorët. Policia nuk na ka thënë ende asgjë. Trupat ende në morg", është shprehur ajo.

Ora 17:11
Ngjarja e rëndë në Maliq/ 2 vëllezërit mund të jenë vrarë diku tjetër, zbulohet një prej pistave të hetimit

Dy vëllezërit që u gjetën të vrarë sot në fshatin Zvirinë në Maliq mund të jenë ekzekutuar diku tjetër dhe janë transportuar për tu hedhur në një kanal vaditës aty.

Ndërkohë që mësohet gjithashtu nga burime për Report Tv se herën e fundit vëllezërit janë parë në Pogradec.

Një nga pistat që policia është përqendruar në hetimet për zbardhjen e ngjarjes është trafiku i lëndëve narkotike.

 

Ora 15:47
Vrasja e dy vëllezërve/ Dëshmitari që gjeti trupat: Ishin në kanal të mbuluar, kishte vetëm një dorë jashtë (VIDEO)

Dy trupat e pajetë të vëllezërve Olldashi në Maliq, janë gjetur nga një banor i zonës. Për mikrofonin e Report Tv, dëshmitari Guri Shuli tha se trupat ishin të mbuluar, ku njëri prej tyre kishte dorën e zbuluar.

"Unë i gjeta, jam punonjës si ujësjellësit, dhe këtë rrugë e bëj çdo ditë, sot pashë në një kanal ishin të mbuluar një trup, kishte vetëm një dorë jashtë. Kur e pashë që ishte trup njeriu njoftova policinë. Pastaj ata e panë që ishin 2 trupa", tha ai.

Ora 15:16
Vrasja e dy vëllezërve/ Familjarët denoncuan zhdukjen që para tre ditëve (VIDEO)

Familjarët e dy vëllezërve gjetur të vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në një kanal vaditës në fshatin Zvirinë në Maliq e kanë denoncuar zhdukjen e tyre në Komisariatin e Policisë së Pogradecit.  

Kujtojmë se policia e Korçës njoftoi sot se vëllezërit janë larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë që prej datës 7 dhjetor.

Një tjetër detaj i zbuluar nga gjendja e rëndë është fakti se ka qenë një banor i fshatit që ka zbuluar trupat dhe ka njoftuar policinë, e është vënë menjëherë në lëvizje.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur janë identifikuar trupat e vëllezërve.

Ora 15:04
VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Maliq, trupat e vëllezërve u gjetën në një kanal nga banorët e zonës

Një tjetër detaj i rëndë është mësuar nga Maliqi, ku i gjetën të vrarë dy vëllezër nga Pogradeci.

Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Report Tv shikoni një kanal kullues, në të cilin janë gjetur trupat e pajetë të Andrea dhe Martin Olldashi.

Vëllezërit janë gjetur nga banorët e zonës.

 

Ora 14:31
Me precedentë penalë/ Dalin FOTOT, kush janë dy vëllezërit e gjetur të vrarë sot në Maliq

1607607076_andimartinolldashi.jpg

Andrea dhe Martin Olldashi

Report Tv mëson se dy vëllezërit e gjetur të vrarë paraditen e sotme në Maliq janë me precedentë penalë.

Zbulohet se vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi janë të dënuar më parë për vjedhje dhe me tendencë prodhim e shitje narkotikësh.   

Ora 14:21
Vrasja e dy vëllezërve nga Pogradeci në Maliq, shoqërohen në polici disa persona

Pas gjetjes së trupave të pajetë të vrarë me armë zjarri të dy vëllezërve nga Pogradeci në Mal, Policia e Korçës ka vijuar menjëherë punën për zbardhen e ngjarjes.

Mësohet se janë shoqëruar deri më tani disa persona drejt Komisariatit të Policisë.

Ora 14:12
EMRAT/ Kush janë 2 vëllezërit që u gjetën të vrarë në Maliq! Ishin larguar nga shtëpia para 3 ditësh

1607607213_1607607194olldashi.jpg

Andrea dhe Martin Olldashi

Report Tv mëson se 2 vëllezërit që janë gjetur të vrarë me armë zjarri në Maliq janë Andi dhe Martin Olldashi, 33 vjeç dhe 31 vjeç, banues në Pogradec. Burime zyrtare mësojnë se ato ishin larguar nga shtëpia e tyre prej datës 7 dhjetor.