Një makinë është përfshirë nga flakët në këto momente pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë në Tiranë.

Nga informacionet e para mësohet se bëhet fjalë për një makinë e tipit Ford, e cila dyshohet se ka pësuar një defekt teknik. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka bërë me dije në një infoamcion zyrtar se nuk ka probleme me drejtuesin e mjetit. 

"Rreth orës 11:35, në rrugën e Elbasanit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin D.B., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", ka njoftuar policia.

1607770198_makina.jpg