Prej dy ditësh i zhdukur, një 45-vjeçar gjendet i pajetë brenda në makinë në Vlorë! Vëllai i ish-kreut të Gjykatës Gjirokastër, i shkarkuar nga vettingu

Një person është gjetur i pajetë brenda një makine tek zona e njohur si 'Kapelja'. Personi kishte dy ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi.  Nga informacionet paraprake dyshohet se personi ka vdekur,  për shkaqe natyrale. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Eltion Lazaj

"Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga faniljarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", ka njoftuar policia.

45-vjeçari që u gjet i vdekur sot në makinën e tij në Vlorë, është vëllai i ish-gjyqtarit Artan Lazaj. Lazaj ka qenë kreu i Gjykatës së Gjirokastrës dhe është shkarkuar nga të dy shkallët e vettingut. Artan Lazaj u shkarkua nga vetting më 11 Korrik 2018, por sipas tij ai vendim ishte i padrejtë dhe ai kërkoi rikthimin në detyrë pranë Kolegjit të Apelimit, por që nuk iu pranua.

Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009. Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i KQZ, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012. Në dhjetor 2012, Lazaj u rikthye në gjyqësor përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, i cili e emëroi atë në Gjykatën e Tiranës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Vlorë, personi që u gjet i vdekur në makinën e tij, 2 ditë i zhdukur, është vëllai i ish-kreut të Gjykatës i shkarkuar nga vettingu

45-vjeçari që u gjet i vdekur sot në makinën e tij në Vlorë, është vëllai i ish-gjyqtarit Artan Lazaj. Lazaj ka qenë kreu i Gjykatës së Gjirokastrës dhe është shkarkuar nga të dy shkallët e vettingut. Artan Lazaj u shkarkua nga vetting më 11 Korrik 2018, por sipas tij ai vendim ishte i padrejtë dhe ai kërkoi rikthimin në detyrë pranë Kolegjit të Apelimit, por që nuk iu pranua.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)