Ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë administrative të Dajçit në Lezhë, Sokol Toma është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në autostradën Mamurras-Laç, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit, ku sipas dëshmisë së tij, po kthehej nga Tirana për në Lezhë. Dy persona të maskuar, ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën, e kanë goditur me sende të forta dhe pastaj janë larguar, ka deklaruar më tej Toma.
Ai është konstatuar në makinë në gjendje shoku nga kalimtarët dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa paraprake janë për shkak të ndonjë konflikti pasi Toma është edhe ndërtues.
Komente











