Një person në Durrës është arrestuar nga policia në kushtet e flagrancës pasi në Sukth ka goditur me sende të forta shtetasin V. K, 40-vjeç, që ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasen A. K 39 vjeçe, që është bashkëshortja e të dëmtuarit.
Personi i arrestuar është L. Ll, 36-vjeç dhe së bashku me të është proceduar edhe i dëmtuari V. K, pasi është konstatuar duke ndërtuar një mur rrethues në banesën e tij pa lejen përkatëse. Sipas informacioneve peronat janë konfliktuar për pronën, që e konsiderojnë të dy të tyren.
Për ngjarjen materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje","Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Ndërtim pa leje".