Ndryshon sërish moti duke na befasuar të gjithëve e duke na bërë konfuz për rrobat që duhet të zgjedhim për të veshur. Kjo e hënë ka nisur me një mot me vranësira dhe kthjellime në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 20 km/h nga veriperëndimi, për pasoje në brigjet detare dallgëzimi do të arrijë deri në 2 ballë.

Më të dendura vranësirat do të jenë në veri dhe juglindje duke rrezikuar shira të përkohshëm gjatë ditës së sotme ndërkohë që java do të shënojë temperatura mesatare edhe pse nuk parashikohen reshje shiu.

Java do të jetë pa reshje me tempreatura të larta por me pak vranësira