E hëna, ditat e fundit për të dorëzuar vetëdeklarimin për të ardhurat

E hëna, ditat e fundit për të dorëzuar vetëdeklarimin për të ardhurat

Drejtoria e Përgjithsme e Tatimeve

Nesër është dita e fundit e afatit që çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi dy milionë lekë në vit, në mbështetje të Ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave. Individët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tatueshme si më poshtë:

- Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit

- Të ardhurat bruto nga dividenti

- Të ardhurat bruto nga qiraja

- Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit

- Të ardhura bruto nga interesat bankare

- Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme

- Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.

- Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike

- Fitimi kapitali nga dhurimi

- Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

- Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart

Çdo individ, i cili është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, duhet të bëjë kujdesin e duhur për plotësimin e saktë të të dhënave të deklaratës dhe sidomos për llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, në rastet kur individi përfiton dy apo më shumë paga në një muaj nga punëdhënës të ndryshëm.

Plotësimi i pasaktë i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave mund të shkaktojë vendosjen e penaliteteve për individin deklarues.

Tatimi mbi pagat dhe shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit, duhet të llogaritet vetem për pagat dhe shpërblimet e përfituara nga individi, bazuar në një marrëdhënie të rregullt punësimi dhe sipas shumave të deklaruara nga punëdhënësi në listëpagesat respektive. Çdo e ardhur tjetër, e përfituar për shkak të marrjes pjesë në Komisione të ndryshme, Komitete, borde drejtuese, këshilla mbikqyrese etj, për të cilat është mbajtur paraprakisht 15 % Tatim në Burim nga përfituesi i shërbimit dhe nuk janë deklaruar si paga nga ky i fundit, nuk duhet të llogariten si pagë e përfituar nga individi deklarues. Totali i pagave dhe shpërblimeve të deklaruara nga individi deklarues duhet të përputhen me totalin e pagave dhe shpërblimeve të deklaruara për të nga punëdhënësit, sipas deklaratave të listëpagesave respektive të administruara nga administrata tatimore.

Për më shumë informacion, mund të klikohet në faqen zyrtare të Administratës Tatimore, www.tatime.gov.al, të merret informacion në zyrat e shërbimit ndaj tatimpaguesve ose pranë drejtorive rajonale tatimore, si edhe të telefonohet në numrin e telefonit pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave