Edhe për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e orë të plota me diell.

Temperaturat maksimale variojnë në 32-38 gradë Celsius.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzim në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.