Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët dhe turistët e Vlorës.

Një incident është shënuar ditën e sotme me një turiste spanjolle. Kjo e fundit është tmerruar nga një qen që sipas qytetarit e ka kafshuar turisten në lagjen 10- korriku në unazën e qytetit.

Edhe në një video të nisur nga një qytetar për Report Tv dëgjohet zëri i turistes e cila duket tejet e frikësuar.  

Banorët shprehin shqetësimin se kohët e fundit është vërejtur një rritje e numrit të qenve që tashmë janë kthyer në një shqetësim.