Policia e Kosovës është vënë në veprim pas pamjeve të publikuara në mediat sociale, ku një vajzë shan dhe kërcënon një kalimtare në Prishtinë, pasi rrezikoi që ta shtypë teksa po kalonte tek vijat e bardha. E reja ofendoi kalimtare, ndërsa në video dëgjohet teksa i thotë se e ‘ka babin prokuror’ për të treguar ‘fuqinë e saj’.
Por mediat kosovare kanë zbuluar identitetin e vajzës e cila ka gënjyer se është vajza e një prokurori. Ajo është identifikuar si Valentina Aliu, vajza e Lulzim Aliut, i cili jeton në Belgjikë dhe nuk ushtron detyrën e Prokurorit në Kosovë.
Për shkak të veprimeve të saj, që pushtuan rrjetet socaile, ndaj saj pritet të shqiptohet gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për kundërvajtje.
Nga ana tjetër, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë janë deklaruar sot për ‘Sinjalin’ në lidhje me këtë rast dhe kanë bërë të ditur se janë duke u marrë masat e nevojshme. “Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi këtij rasti”, tha zëdhënësja e Prokurorisë.