Zanfina Ismaili është një nga këngëatret më të dashura për publikun shqiptar dhe atë kosovar. Ajo është shkëputur pak nga bota e muzikës, dhe së fundmi ka treguar për eksperiencën e keqe shëndetësore që ka kaluar. Askush nuk e dinte po Zanfina ka vuajtur nga skolioza.
“Kam filluar të kem probleme që e vogël, dhe mjekët se dinin çfarë kisha. Unë e kam pak kurrizin të shtrembër dhe askush nuk e kuptonte që unë kisha skoliozë. Mai s’ka lëën mjek pa më çuar, më bënë eksperimente të ndryshme, më bënë një ndërhyrje në këmbë.
Dhe pikërisht prej kësaj nuk ecja dot dhe për dy-tre muaj nuk shkova në shkollë. Para 8-9 vitesh zbulova se çfarë kisha vërtet dhe akoma kam probleme pasi më shkakton dhimbje të shpinës. Kam dhimbje konstante dhe e kaloj me terapi dhe tableta,”- tha Ismaili në emisionin “Tour de cool”.