SHKODËR- Në kuadër të parandalimit dhe “goditjes” së veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtje pa leje, policia ka intensifikuar kontrollet.
Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur rruga e Golemit, policia ka gjetur në automjetin e 42-vjeçarit Gazmend Cekaj, poshtë sediljes së drejtuesit mjetit një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë.
Menjëherë policia ka vënë në pranga 42-vjeçarin, ndërsa ka sekuestruar edhe armën e zjarrit, si dhe një krehër me 7 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.