‘E kapi thikën me duar për të shpëtuar’, detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në itali, dyshohet krim pasioni! Përjashtohet pista e grabitjes
Bledar Dedja dhe pamje nga vendngjarja
Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e shqiptarit 39-vjeçar, Bledar Dedja, prind i dy fëmijëve, i cili jetonte prej vitesh përtej Adriatikut. 39-vjeçari që jetonte në Asolo (Treviso) u gjet i masakruar me thikë mëngjesin e së dielës në pyjet e Paderno del Grappa.
Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një krim pasioni. Sipas mediave italiane, ai me gjasë tentoi t’i ikte vrasësit nga takimi që përfundoi keq, duke u larguar gati 100 metra nga makina, që u gjet në vendin ku ndodhi krimi.
Po sipas dyshimeve të para, pista e grabitjes është përjashtuar nga hetuesit. Mediat italiane thonë se portofoli dhe të gjitha sendet personale të shqiptarit nuk janë prekur dhe kjo ka bërë që hetuesit ta përjashtojnë grabitjen si pistë hetimi.
Karabinierët kanë marrë po ashtu në pyetje familjarët dhe miqtë e 39-vjeçarit. Kryesore për ta është të zbulojnë se kë do të takonte pasditen e së shtunës, pasi kjo është ende mister. Goditja fatale ishte në mushkëri, ndërsa të shumta janë plagët që mori në duar në tentativë për t’u mbrojtur.
Zona ku ndodhi vrasja nuk është e pajisur me kamera sigurie. E vetmja shpresë është që makina Mercedes e viktimës të jetë kapur në një prej kamerave private të instaluara nga shtëpitë private në zonë.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 22:02
-
Itali/ Pasioni për lojërat e fatit tradhton shqiptarin anëtar të bandës së ‘skifterëve’! Me precedentë të shumtë penalë, kamerat e sigurisë e zbuluan
16 Shkurt, 21:20
-
Vajza e Silvio Berlusconit: Shpresoj që Trump të mos shkatërrojë Perëndimin
16 Shkurt, 20:55
-
Itali/ Shqiptari kapet duke trafikuar drogë te parkingu i spitalit, 33-vjeçari me precedentë të shumtë penalë
16 Shkurt, 20:33
-
Zgjedhjet/ Partia e Lirisë takim me Diasporën në Milano, Meta reagon nga qelia: Çdo votë e juaja është për rotacionin dhe ndryshimin, regjistrohuni!
16 Shkurt, 17:45
-
Itali/ Dhunimi i gruas zbulon mbi 3,2 kg kokainë dhe 13 mijë euro në banesën e punëtorit shqiptar! Nën akuzë edhe nëna, e ndihmonte në ‘biznes’
16 Shkurt, 17:35
-
E rëndë në Itali/ Foshnja 9-muajshe vritet nga pitbulli i shtëpisë teksa i ati ishte në gjumë! Babai gënjen para hetuesve: U sulmua nga një qen endacak
16 Shkurt, 16:14
-
Alban Daci: Emigrantët vetëm i kanë dhënë dhe e kanë lartësuar Shqipërinë dhe s'kanë marrë asgjë prej saj!
16 Shkurt, 16:03
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Engjëll Agaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali, Këshilli i Ministrave: Do kthehet në detyrë sapo të rikuperohet
16 Shkurt, 14:05
-
VIDEO/ Olly rrëmben fitoren e Sanremo, por publiku 'proteston'! Brohoritje për Achille Lauron dhe lotët e Giorgias (RENDITJA)
16 Shkurt, 07:50
-
I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh me qëllim ekstradimin 39-vjeçari
15 Shkurt, 10:54