E trafikonin duke e fshehur brenda djathit 'Parmigiano', sekuestrohet 100 kg kokainë në Itali! Kreu i grupit kriminal, një 37-vjeçar shqiptar
Kokaina e fshehur brenda djathit Parmixhano
ITALI- Një operacion i gjerë i Guardia di Finanza në Torino, i zhvilluar në qytetin e Astit ka shkatërruar një grup kriminal, i cili merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit deri tani janë sekuestruar mbi 100 kilogramë kokainë e cila trafikohej e fshehur brenda djathit parminxhano. Deri tani policia ka arrestuar 10 persona, 7 italianë dhe 3 shqiptarë. Sipas aktakuzës, kreu i organizatës është një 37-vjeçar me kombësi shqiptare. Operacioni për shkatërrimin e bandës nisi në fillim të vitit të kaluar.
Si vepronte grupi kriminal
Ai dhe bashkëpunëtorët e tij kishin krijuar një sistem komunikimi për të bërë komunikime në mënyrë konfidenciale dhe po ashtu kishin gjetur disa vende që i përdornin si depo për magazinimin e drogës.
Ky është mekanizmi me të cilin ka funksionuar grupi kriminal. Ata blinin sasi të mëdha kokaine nga jashtë, veçanërisht nga Holanda dhe e transportonin në Itali. Droga ruhej në magazina në Piemonte, por edhe në zona të tjera të Italisë veriore. Më pas shpërndarja bëhej në rajone të ndryshme (Piemonte, Lombardia, Veneto, Toskana, Siçilia dhe Sardenja), nga trafikantët, të cilët përdornin makina që i kishin në pronësi dhe i merrnin me qira.
Gjatë hetimeve, policia vuri në përgjim trafikantët dhe sekuestroi disa ngarkesa me drogë. 100 kg kokainë e pastër u sekuestruar në prill të 2022, brenda një kampi e cila u zbulua nga nuhatja e qenëve të drogës.
25 kilogramë të tjera kokainë të pastër u gjetën në qershor të vitit 2022 në provincën e Asti-t në një furgon të drejtuar për në Sardenjë dhe te fshehur brenda djathit të tipit Grana Padano-Parmigiano, i përgatitur posaçërisht si ngarkesë mbuluese. Nëse do të shihej “me pakicë”, kokaina do të kapte vlerën e 20 milionë euro.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 634
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Shiste drogë të kamufluar pas paketimeve me figura sportistësh të njohur, arrestohet 22-vjeçari shqiptar!
22 Janar, 15:19
-
Foshnja një ditëshe rrëmbehet në spital/ Çifti e vesh vajzën me rroba djemsh, prindërit përjetojnë orë tmerri (VIDEO)
22 Janar, 14:48
-
Itali/ Po punonte në kantierin e ndërtimit, humb jetën shqiptari 63-vjeçar në Rovato! Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon vdekjen nga shkaqe natyrore (EMRI)
22 Janar, 10:48
-
Itali/ 18 vite burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin! Shqiptari u godit me shtizë peshkimi se mbrojti shokun e tij
22 Janar, 09:52
-
Italia do të mbajë referendum historik për lehtësimin e rregullave të shtetësisë
22 Janar, 08:50
-
Rol delikat në marrëdhëniet e ngushta Shqipëri-Itali, kush është Marco Alberti, ambasadori i ri italian në vendin tonë
21 Janar, 20:33
-
Itali/ Aksidenti ku vdiq 13-vjeçarja shqiptare, makina lëvizte me 150 km/h! Shoferi ‘kyç’ gojën, hetohet për vrasje
21 Janar, 19:56
-
Itali/ Grupet shqiptare me taktikë të re, makina me qira për të trafikuar kokainën, 2 të arrestuar brenda natës!
21 Janar, 17:29
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, goditet klani Çela! Paratë e drogës me autobusë nga Breshia në Elbasan! 5 arrestohen në Shqipëri, 1 në Spanjë, 1 në kërkim (EMRAT)
21 Janar, 13:13
-
Tragjike në Itali, 2 të rinj humbin jetën në aksident rrugor, njëri prej tyre një 18-vjeçar shqiptar
21 Janar, 09:00
-
Itali/ Nuk ‘kapërdiu’ dot ndarjen, 20-vjeçari shqiptar dhunon ish të fejuarën! Inatin ia nxjerr edhe karabinierëve, i godet me grushte e shkelma, gjykata e liron
20 Janar, 19:00
-
Itali/ Goditet banda e ‘skifterëve’, arrestohen 4 shqiptarët! Të përfshirë edhe në trafik droge, u kapen kokainë, armë dhe 20 mijë euro cash
20 Janar, 18:03