E kishin kthyer lokalin në 'dyqan droge', arrestohet pronari 22-vjeçar! 2 të tjerë vihen nën hetim në Korçë

E kishin kthyer lokalin në 'dyqan droge', arrestohet pronari 22-vjeçar! 2 të tjerë vihen nën hetim në Korçë

Foto ilustruese

KORÇË- Në lagjen nr.17 të qytetit është zbuluar se në ambientet e një lokali në pronësi të një 22-vjeçari i identifikuar si Ibrahim Potka  përdoreshin dhe shiteshin lëndë narkotike.

Si rezultat ra në pranga pronari 22-vjeçar, ndërsa u vunë nën hetim dhe 2 persona të tjerë. Përveç këtij aktiviteti të paligjshëm në ambientet e lokalit, rezultonte se lokali në pronësi të riut nga fshati Turan ishte i paregjistruar në organet tatimore.

22-vjeçarit iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, po ashtu dhe një personi tjetër, i cili ndodhej në lokal, një 36-vjeçar me iniciale I.Z nga fshati Dërsnikiu gjetën 2 doza me lëndë narkotike., i cili u vu nën hetim. Nën hetim është dhe një 37-vjeçar me iniciale S.P nga Korça, i cili ndodhej në lokal.

Materialet në ngarkim të të arrestuarit dhe dy personave të vënë nën hetim i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"; "Përshtatja e lokalit për përdorim droge"; "Fshehja e të ardhurave"; "Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore".

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia