262 kilogramë kanabis është sekuestruar në fshatin Kaninë nga policia e Vlorës, pas një operacioni të koduar 'Çairet'. Policia ka shpallur në kërkim 3 autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasit Fatbardh Kapllanaj, 45 vjeç, Engjëllush Kapllanaj, 22 vjeç dhe Klajdi Kapllanaj, 20 vjeç.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi, në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e shtetasit Fatbardh Kapllanaj, u gjet dhe u sekuestrua 210 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient pranë banesës së këtij shtetasi, e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë, si dhe një sasi prej 52 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, në proçes tharje.
Ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas që nuk përmbushën detyrën, kyreplaku i fshatit Kaninë Andon Todi, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit" dhe Gramos Islamaj, punonjës i OSHEE-së, për “Shpërdorim i detyrës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Vjedhje e energjisë elektrike”, "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit".
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
58.9%
-
Të gabuar
28.2%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 964
Lajme të tjera
-
Mbetën në mes të detit dhe rrezikuan të mbyten pasi anija pësoi defekt, shpëtohen tre turistët e huaj në Vlorë
25 Mars, 10:51
-
Zgjedhjet vendore, Asambleja e PS në Vlorë zgjedh kandidatin për kryetar bashkie! Ermal Dredha, diplomati që do përfaqësojë socialistët
25 Mars, 09:50
-
Rama publikon pamjet nga ecuria e punimeve: Hapet 100% njëri nga tunelet e Llogarasë
25 Mars, 08:27
-
Kë do vriste? Policia parandalon atentatin në Vlorë, 28 vjeçari me kallashnikov vihet në pranga
24 Mars, 09:01
-
‘Me sytë nga Azia’, turizmi në Vlorë në krizë për punëtorë
23 Mars, 17:53
-
Droga shitet si ‘rigon’ te të rinjtë, ekspertët analizojnë fenomenin, Rexhepi: S’ka disiplinë! Tushe: Është problem psikologjik! Mësuesja: Neglizhencë komuniteti
23 Mars, 14:58
-
Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, lihet në burg 46-vjeçari në Vlorë
23 Mars, 10:57
-
Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, vihet në pranga 38-vjeçari në Himarë
23 Mars, 09:23
-
‘Mos na incizo, na q….!’/ Sekseri kalon qytetarin në Portin e Vlorës me 170 euro! Pezullohen 3 punonjësit e policisë
23 Mars, 08:05
-
Mbërrin në Sarandë kroçera e parë për 2023 nga SHBA, Rama: Ogur i mirë për sezonin turistik
21 Mars, 16:46
-
Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë
21 Mars, 13:32
-
Aksident i dyfishtë në Vlorë, shoferi 45-vjeçar përplas këmbësoren dhe largohet nga vendngjarja! Pas pak minutash përplaset me një mjet tjetër (VIDEO)
20 Mars, 18:57