Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për trafik droge. Pasditen e të martës, policia e Bolonjës, ndaloi për kontroll 25-vjeçarin, i cili po udhëtonte me një makinë të vogël përgjatë Azzurr.
Gjatë kontrollit në makinën e të riut, bashkë edhe me ndihëm e qenve nuhatës, gjetën poshtë sediljes së pasme të makinës rreth 13 kg kokainë.
Kokaina ishte ndarë në 13 pako, rreth një kilogram secila, të mbyllura dhe të paketuara me kujdes.
25-vjeçari dhe u dërgua në burgun e Bolonjës. Përveç kokainës, janë sekuestruar edhe dy telefona dhe 350 euro.