E kryer/ Leo Bonucci përshëndetet me Serinë A dhe Juven, mbrojtësi kalon në Bundesligë

E kryer/ Leo Bonucci përshëndetet me Serinë A dhe Juven, mbrojtësi kalon në Bundesligë

Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci do prezantohet te Union Berlin në Bundesligë. Pas më shumë se 500 paraqitjeve me fanellën e Juventusit, mbrojtësi do përshëndetet me "Zonjën" dhe Serinë A të futbollit, duke kaluar në Gjermani. I padëshiruar te Juvja, duket se 36-vjeçari ka zgjedhur Berlinin për të vijuar karrierën, kjo edhe për shkak se Union është pjesë e Champions League në edicionin e ri.

Orët e fundit presioni i Union Berlin ka qenë vendimtar, me klubin gjerman që ka kaluar Lazion dhe Genoan, që gjithashtu kërkonin shërbimet e mbrojtësit. Pavarësisht se Bonucci ka edhe një vit kontratë me Juven, ai do kalojë te Union Berlin në mënyrë të përhershme dhe në sezonin e parë paga e tij do paguhet pjesërisht nga Berlini dhe klubi i Serie A.

Veç vitit të parë, në marrëveshjen mes palëve ka edhe një opsion për zgjatjen e kontratës edhe me një sezon. Pas 12 viteve te Juvja, Bonucci do largohet duke takuar shokët e skuadrës dhe për të zhvilluar vizitat mjekësore në ekipin e ri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë