Tre persona janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Durrës, të akuzuar për kultivim kanabisi. Valter Greca dhe Andi Dashi (Greca), të dy banues në Hardhishtë, Shijak, dhe Idajet Greca, elektricist i OSHEE, dyshohen se, në fshatin Hardhishtë, përshtatën banesën për kultivimin e kanabisit, duke ndërhyrë edhe në matësin e energjisë elektrike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë kanabis dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.
Ndërkohë janë arrestuar edhe dy elektricistë të OSHEE, Ervin Stafa dhe Xhavit Istrefi, të akuzuar se nuk kanë përmbushur detyrën, duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.