E kthyen shtëpinë në 'serë' kanabisi, shpallen në kërkim tre persona në Durrës! Në pranga dy punonjës të OSHEE

Foto ilustruese

Tre persona janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Durrës, të akuzuar për kultivim kanabisi. Valter Greca dhe Andi Dashi (Greca), të dy banues në Hardhishtë, Shijak, dhe Idajet Greca, elektricist i OSHEE, dyshohen se, në fshatin Hardhishtë, përshtatën banesën për kultivimin e kanabisit, duke ndërhyrë edhe në matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë kanabis dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.

Ndërkohë janë arrestuar edhe dy elektricistë të OSHEE, Ervin Stafa dhe Xhavit Istrefi, të akuzuar se nuk kanë përmbushur detyrën, duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet nga autoritetet shtetërore situata e zjarreve në vend?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Shkrimi i analistit të ndjerë Andrea Stefani në 2016: Të dashur amerikanë, këlyshi që vetë e toleruat, po ju tregon dhëmbët