Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, ka qenë një ndër të ftuarit VIP, në dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, në ToskanaItali.

Xhensila ka publikuar ditën e sotme disa fotografi ku shfaqet së bashku me vajzën saj Ajkën, të veshura me fustane me lule, në Toskana, aty ku është zhvilluar dje dasma e moderatores Arbana Osmani dhe partnerit të saj Eduart Grishaj.

“Rroftë dashuria”, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur me fotot në fjalë, ku tregon edhe vendndodhjen, Toskana, Itali.

Ndërsa bashkëshorti i saj, Bes Kllaku nuk ka ndarë ende ndonje moment nga dasma e shumëpritur e këtij sezoni.

Ceremonia e çiftit të njohur që u mbajt një ditë më parë ka qenë mjaft private dhe të ftuarit nuk kanë publikuar asnjë moment në rrjetet sociale.