E largon pakti "Rama-Basha"
Lame: Kuptova që jam politik!

E largon pakti Lame: Kuptova që jam politik!">
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ranë dakord për një marrëveshje të madhe politike.

Pakti parashikonte jo vetëm ndryshime në qeveri; por opozita do të propozojë edhe kandidaturat për 5 drejtori, OSHEE, ALUIZNI, Hipotekat, Burgjet dhe Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor e Rural.

Për Artan Lamen, drejtor i ALUIZNI-t, largimi nga institucioni që drejton është konsideruar një dilemë pa zgjidhje. Për vetë faktin, sepse, Lame gjithmonë është konsideruar një njeri teknik dhe aspak politik.

Sipas tij, kur emri i diskutohej në Partinë Socialiste, kishte gjithmonë nga ata, që e konsideronin vetëm një njeri teknik dhe jo politik. Me sa duket, u desh marrëveshja politike Rama-Basha që të kuptonte se ishte njeri politik dhe jo teknik.

Kur emri im diskutohej në Partinë Socialiste, kishte gjithmonë nga ata që më konsideronin vetëm njëri teknik dhe jo politik. U desh marrëveshja Rama-Basha, që të kuptoja se isha njeri politik dhe jo teknik”, ka thënë Lame.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur