Sulmuesi nigerian Peter Olaynka është kthyer në “mollë sherri” mes Skënderbeut dhe Kukësit. Inati për ‘rrëmbimin’ e nigerianit nuk është harruar nga presidenti i ekipit të Kukësit, Safet Gjici, i cili ka kallëzuar që në verë penalisht lojtarin për prishje të njëanshme të kontratës.
Peter Olaynka gjatë verës iu bashkua Kukësit nga Skënderbeu duke qenë pothuajse pjesë e ekipit verilindor, por mungesa e kontratës bëri që Skënderbeu të përfitonte, falë edhe miqësisë së presidentit të kampionëve, Takaj me atë të Bylisit, Kapllanaj pjesë e të cilit ishte lojtari duke bërë të mundur kalimin e nigerianit te Skënderbeu.
Çështja mes palëve u zgjidh në dhomën e konflikteve në FSHF që i dha të drejtë Skënderbeut të përfitonte shërbimet e nigerianit.
Një fakt i tillë nuk është harruar nga Gjici, i cili nuk e ka tërhequr kallëzimin pavarësisht vendimit të FSHF. Sot policia e Tiranës ka marrë në pyetje sulmuesin për marrëveshjen që pretendon Gjici se është prishur në mënyrë të njëanshme nga sulmuesi.
Pas 5 orëve në pyetje Drejtorinë e Policisë së Tiranës për kallëzimin që Kukësi bëri për sulmuesin që në verë, nigeriani është lënë i lirë. Por drejtuesit e Kukësit shprehen se nuk do të heqin dorë nga kjo çështje.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com