Një shtëpi në Vlorë sot është tentuar që të digjet qëllimisht.
Në lagjen 10 korriku dera e jashtme e shtëpisë është spërkatur me benzinë, por nuk është djegur. Në drejtim të shtëpisë është goditur edhe me gurë. Zjarri është pikasur nga persona të tjerë që kanë lajmëruar zjarrfikësen. Fatmirësisht është evituar djegia e banesës ndërsa ka dëmtime për shkak të flakëve në orendi shtëpiake. Të zotët e shtëpisë nuk kanë qenë brenda në shtëpi në momentin që është tentuar që t'i vihet flaka.
"Sot, rreth orës 09:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është përfshirë nga flakët kati i dytë i banesës së shtetasit K. B., 60 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale", thotë policia.
Ende nuk dihet autori dhe arsyeja e kësaj zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.