E-mail-et e Albana Vokshit:
Punësoni gratë e PD-së!

E-mail-et e Albana Vokshit:<br />Punësoni gratë e PD-së!
TIRANE-Albana Vokshi, deputete e PD-së dhe njëherësh drejtuese e Lidhjes Demokratike të Gruas ka drejtuar operacionin e spastrimeve në Bashki dhe punësimin aty me listë të militantëve të PD-së. Sipas e-maileve të këmbyera dhe që posedohen nga gazeta "Tema", korrespodenca e zonjës Vokshi me zyrtarët e bashkisë, ka si objekt punësimin e së paku 80 grave vetëm nga Njësia Nr. 11, me rekomandim të saj. Në disa e-maile të shkëmbyera mes saj dhe drejtuesve të rinj të Bashkisë, bëhet fjalë për sugjerime për punësimin, duke mos i mbështetur në kritere ligjore, apo profesionale, por vetëm mbi militantizmin. Pozicionet e punës janë dhe për sanitaret dhe pastrueset për të cilat duket se Vokshi ka kërkesa me shumicë. Në letërkëmbimin saj me drejtues të Bashkisë Vokshi paraqet bashkangjitur dhe listën e saj për punësime e cila vetëm për një njësi bashkiake arrin në gati 80 vetë, çka për 11 njësi i bie që Vokshi të punësojë afërsisht 1000 vetë në punë në Tiranë.
E- MAILET
Në emalin e parë shkëmbyer mes zonjës Vokshi dhe drejtorisë së burimeve njerëzore në Bashki, flitet për një listë me rreth 60 gra dhe për një shtesë me rreth 20 vetë të tjerë që ajo është e detyruar të dërgojë, pasi ka shumë kërkesa nga seksioni ku drejton. Ajo që bie në sy është se zonja Vokshi e përcjell në Bashki listën ashtu siç i vjen nga seksioni i PD Nr. 11 dhe bën sugjerime që i vetmi seleksionim që mund të bëjë është se kush është më shumë militante dhe jo se kush meriton të punojë prej tyre. Nëse i hedh një sy dokumentet shikon se në listën e renditur Vokshi ka shënuar me të verdhë ato që ndërkohë janë punësuar dhe ato që janë në listën e pritjes. Ajo që të bie në sy tek të punësuarat është se janë të gjitha nga Veriu.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)