TIRANE - Prania e ministrit të Punëve të Jashme Ditmir Bushati në Komisionin e Jashtëm i ka kujtuar deputetit Aldo Bumçi, email-in që Rama  u ka dërguar ministrave. Bumçi i ka bërë  një pyetje kuriozë ministrit, pyetje e cila hapi debate mes të pranishmëve në mbledhje.
 
Bumci-Bushatit: A do ta vrisni turkun brenda vetes, siç ju tha Rama në e-mail, apo do hidheni nga anija? Cilën këshillë do ndërmerrni: do vrisni Turkun, aleatin strategjik, apo çfarë? Jeni takuar 3 herë me Erdoganin?
 
Arta Dade: Jeni një opozitë për të ardhur keq. Kapeni pas gjërave që nuk janë objekt i punës sonë.
 
Kastriot Islami: Mos ji arrogante zonja kryetare.
 
Arta Dade: Vetëm arroganca më mungon. Arrogantë jeni ju.
 
Ditmir Bushati: Nuk di si mund ta lidhësh këtë çështje me Kosovën.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)