E majta për herë të parë rresht
për një në Kuvend, opozita tkurret

E majta për herë të parë rresht<br />për një në Kuvend, opozita tkurret
TIRANE- Mazhoranca e majtë ka garantuar 84 mandate deputeti në Kuvendin e Shqipërisë, duke evituar në këtë mënyrë të gjitha mundësitë e mbetjes së ligjeve me shumicë të cilësuar, pa u miratuar. Provën e qartë të konsolidimit të këtyre 84 votave në Kuvend, mazhoranca e ka dhënë ditën e djeshme, teksa ka votuar pa asnjë “firo” aktin normativ për ligjin “Për Nëpunësin Civil” me 84 vota të tilla pro duke sjellë në këtë mënyrë në vëmendjen e publikut shqiptar, që ashtu sikurse tha kryeministri Edi Rama në Kuvend, se konsensusi i mundshëm prej 84 votash tashmë është arritur.

Ky numër votash në Kuvend është arritur pas largimit të deputetit të Partisë Republikane Luan Duzha nga opozita dhe përkatësisht grupi parlamentar i PR për tek mazhoranca dhe përkatësisht tek grupi parlamentar i LSI. Pas kësaj LSI bën plot 18 deputetë, ndërkohë që socialistët bashkë me Dulen e PBDNJ dhe Frrokun e PBKD kanë 66 deputetë, ku të gjithë sëbashku bëjnë shumicën e cilësuar me 84 vota dhe e lënë mazhorancën me 56 vota të plota në Kuvend. Nga të cilat, 5 mandatet e PDIU janë tepër të brishta duke e zvogëluar më tej fuqinë e opozitës me 51 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, pa llogaritur dhe votën e luhatshme të kreut të PDK Nard Ndoka, ku fuqia opozitare në Kuvend “tkurret” më tej, në 50 deputetë. 

Kështu, pavarësisht se deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë në seancë, ndërsa opozita u përfaqësua në debat me katër deputetët e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit, të cilët votuan kundër aktit, mazhoranca nuk e ndjeu këtë mungesë për sa i përket numrave dhe nuk përjashtohet mundësia që pesha parlamentare e saj të kalojë kufirin e 84 votave. Kështu më se njëherë në takimet e deputetëve të opozitës në selinë e PD është diskutuar fakti se mund të ketë rrjedhje të tjera nga opozita në drejtim të mazhorancës.

Ka qënë jo vetëm kreu i PD Basha që ka akuzuar Ramën dhe Metën në lidhje me “merkaton” e deputetëve të opozitës, por dhe e vetë krerët të partive që përbëjnë opozitën, mes të cilëve kreu i LZHK Dashamir Shehi dhe ai i PDK Nard Ndoka, ata që nuk e kanë përjashtuar mundësinë e rrjedhjeve të tilla. Ku duke pasur parasysh joshjen që sjell pushteti, mund të sjellë një rritje të mëtejshme të lëvizjeve në drejtim të mazhorancës, ndoshta për të sjellë në raste të caktuara e arritjen e peshës parlamentare për të votuar dhe ndryshime të tilla si Kushteturtën e vendit që kërkon 93 deputetë.

Mëse njëherë është lajmëruar se s’përjashtohet mundësia e një mbështetjeje të qeverisë nga ana e kreut të PDK Ndoka, për të mbërritur në 85 deputetë, por dhe 5 deputetët e PDIU, partia përfaqësuese e çamëve, parti kauze kjo, me deputetët e së cilës mazhoranca mund të arrinte në 90 vota, duke “rrafshuar” opozitën në kufinjtë e 50 deputetëve.

 ARRITJA
Akti Normativ shtyn 6 muaj “Nëpunësin”

Miratimi i aktit normativ të qeverisë lidhur me statusin e nëpunësit civil, shtyn deri në muajin prill hyrjen në fuqi të këtij ligji. Shtyrja me gjashtë muaj më shumë, nga muaji tetor që ishte miratuar në muajin maj me konsensus u prit me bojkot nga opozita. Ky ligj do hyjë në fuqi pasi qeveria e re të ketë miratuar aktet nënligjore të tij ç’ka do e bejë atë të zbatueshëm për çdo lëvizje që mund të bëhet në administratën publike.

LEXONI ME SHUME

Rama: Ja si do shkurtohet tani administrata publike
 
Shkrimi u publikua sot (18.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor