E marta do të jetë mirë nëse shmangni situatat e komplikuara...horoskopi për sot

E marta do të jetë mirë nëse shmangni situatat e komplikuara...horoskopi për sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Dashuria vazhdon të jetë në tension për ata që i përkasin kësaj shenje. Fatkeqësitë dhe krizat e ardhshme shpëtohen nëse arrini të përmirësoni marrëdhënien tuaj. Në punë mund të arrini shumë por nënshkrimi i një marrëveshjeje do të jetë më i vështirë se sa e prisnit.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Kjo është një periudhë e ngarkuar, por ndjenjat do të jenë më të forta se më parë. Në punë do ketë një përmirësim të dukshëm, sidomos për ata që kanë bizneset e tyre.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Nëse keni ndonjë problem që lidhet me dashurinë, është koha duhur që të përpiqeni të shëroni plagët e së kaluarës. Në punë nuk keni pse të lodheni, dëshironi të bëni me shumë gjëra, por më mirë bëni vetëm një gjë, fokusohuni aty dhe përfundojeni me sukses.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Kushtojini vëmendje marrëdhënieve që kanë zbuluar prej kohësh se nuk janë më të rëndësishme në jetën tuaj. Në jetën tuaj profesionale, do të ketë disa ndryshime të papritura në ditët në vijim.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

E martja do të jetë mirë nëse shmangni situata e komplikuara sepse do të përballeni me një konflikt që do ju mërzisë. Në punë ka situata që duhen monitoruar, ndaj më mirë ruani qetësinë për dy ditë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Situata e ndjenjave favorizon sipërmarrjen, ata që janë të turpshëm në dashuri duhet të shfrenohen. Në zyrë mundohuni të dëgjoni propozimet e reja sepse nuk përjashtohet mundësia që të lindë diçka interesante.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Keni pasur shumë polemika në dashuri prej disa muajsh, por yjet do ju japin mundësitë që të merrni një vendim. Ndërkohë do të ketë shumë aktivitete për të bërë në punë, ndaj përpiquni të përmirësoni ato që ju pëlqejnë më shumë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Periudha më e rëndësishme në dashuri do të vijë në fund të muajit, për momentin mjafton të keni durim. Kërkoni të flisni nëse ju duket se diçka nuk është në rregull. Nga ana tjetër, ka vështirësi financiare, mos flisni për këtë por prisni deri të premten.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Hëna është shumë e favorshme për ju, ashtu si Merkuri dhe Marsi. Është mirë të merrni vendime të rëndësishme, sidomos nëse jeni në një lidhje të bukur dashurie. Në punë bëni ç’të mundeni për të përfituar nga projektet e reja që po mendoni.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Bëhuni gati për disa momente romantike. Në punë, insistoni! Veprimet tuaja vlejnë më shumë se fjalët e të tjerëve.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Hëna nuk do të jetë në anën tuaj ndaj përpiquni të jeni më të qetë në diskutime. Nëse jeni duke pritur për një pikë kthese në punë, ja ku është, falë ndikimit të Jupiterit do të arrini të merrni atë që keni kërkuar.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Falë ndikimit pozitiv të Hënës, çiftet duhet të marrin vendime tepër të bukura këto ditë. Në punë, mos kini frikë të prezantoni projektet tuaja personale para të tjerëve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish