E mbështeti gjatë gjithë kohës, Ermiona Lekbello shfaqet papritur kundër Luizit: Tani nuk kthen as mesazh

E mbështeti gjatë gjithë kohës, Ermiona Lekbello shfaqet papritur kundër Luizit: Tani nuk kthen as mesazh

Ermiona Lekbello, Luiz Ejlli

Pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP janë rregulluar raporte jo të mira që banorët i kanë pasur me njëri tjetrin brenda shtëpisë por ka ndodhur edhe e anasjellta. Banorë të cilët brenda kanë pasur marrëdhënie shumë të mira, jashtë nuk janë më njësoj me njëri-tjetrin.

Kështu duket se ka ndodhur edhe me Ermiona Lekbellon dhe Luiz Ejllin. Ermiona ishte një prej lojtareve të vërteta që e mbështeti këngëtarin në çdo situatë jo vetëm brenda shtëpisë por edhe jashtë saj.

Ajo shprehej gjithmonë që dëshironte ta shikonte Luizin fitues dhe ishte e lumtur që kishte fituar një mik të mirë.

Mirëpo, respekti dhe konsiderata nuk duken reciproke nga ana e Luizit, që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Sipas Ermionës, ai nuk u ka kthyer përgjigje as mesazheve të urimit.

Kjo gjë e ka mërzitur pak ish-banoren e BBVIP, që në TikTok ka publikuar një video ku thotë:

“Luizi s’kthen as mesazh. I çon mesazh urimi, Luizi bën sikur është në autobus. Ça ka Luizi? Po Luizi ça ka? Po këtej do vish o Luizi, ke shtëpia e vjehrrës dhe vjehrrit do vish ndonjëherë atje në Verona, do mërzitesh dhe këtej do e sjellësh kokën”.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Morena: 19/05/2023 14:33

    Po sa mire ta ka bere moj injorante me probleme te renda te shendetit mendor, e pa edukuar, rrugace me fjalir e britma histerike. Ky ishte luiz llumi qe ti ma mbroje . Po ty e cave si ty me keq duhet t'jau beje.

    Përgjigju
  • Bam bum: 17/05/2023 14:34

    a mir ta ka bo! Kur ai mashtronte,bullizonte,ofendonte,kercenonte femrat ju solidarizoheshit dhe e quanit Fenomen.Tani ai me mashtrimet e tij eshte ne qender te vemendjes ju hani gjize.Ky eshte niveli i shoqerise shqiptare, niveli i Luizit,i Llullës dhe i yti.

    Përgjigju
    • Padova: 19/05/2023 07:51

      Giusto

  • Ermi: 17/05/2023 09:03

    E Jona o psikopate femer. Kaq kisha.

    Përgjigju
  • Tao: 17/05/2023 08:16

    Ai ta tregoi kur ishe brenda sa xhan te kishte, tallej cdo moment me te qeshuren tende, te foluren e te tjera. Ndersa ti u bije me qafe vajzave aty brenda. Cfare emri te te veme ty se naive nuk te themi dot se s'ke as moshen e as eksperiencen per te qene e tille?

    Përgjigju
  • alen: 16/05/2023 23:54

    hahaha e ka myt lushnja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë