E mbijetuara e Breivik:
Qeshte kur qëllonte viktimat

E mbijetuara e Breivik:<br />Qeshte kur qëllonte viktimat
NORVEGJI-E mbijetuara e sulmit të Breivik në Utoja ka dëshmuar para gjykatës se Anders Behring Breivik lumturohej ndërsa qëllonte mbi viktimat.
“Ai lëshonte pasthirrma gëzimi në momentin që qëllonte”- ka dëshymuar para gjykatës e mbijetuara e sulmit Tonje Brenna.

Duke folur qartë dhe mjaft e vendosur, dëshmitarja e masakrës ku mbetën të vrarë 69 persona, deklaroi para trupit gjykues në Oslo, se ajo kishte arritur të dëgjonte ulërimat lumturuese të Breivik, menjëherë sapo shihte se ia kish arritur qëllimit të vriste shënjestrën e rradhës.

Në oslo vijon prej disa kohësh gjyqi ndaj Breivik, autori I vrasjes së rreth 77 personave, pas një masakre të vërtetë që kreu në ishullin Utoja si dhe një sulmi në qendër të kryeqytetit norvegjez. Vetë Breivik ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se nuk ndjehet i penduar.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës