Xhesika Polo është një nga zërat më të pëlqyer në Shqipëri përsa i përket muzikës live. Ajo është bërë shpesh herë pjesë e mediave rozë, dhe ka rënë gjithmonë në sy për trupin e saj të mbushur.
Ditën e sotme këngëtarja ka publikuar një foto me bikini, dhe është shprehur se njeriu ndihet më mirë kur ekspozon lëkurën e tij të vërtetë, pa photoshop.

Foto e publikuar nga Xhesika Polo
“Askush nuk eshte perfekt! Duke u munduar te dukemi sa me ideal per syte e publikut harrojme te jemi te vertete...Kjo eshte nje foto E VERTETE. Nuk paska gje me te bukur se te jesh rehat ne lekuren tende. (Shtyse per te postuar kete foto mu be Ronela Hajati me postimet e saj te fundit.),”- shkruan ylli i "Turn me on" dhe "Fati jemi ne".
/Shqiptarja.com
Komente

