E mbyllur për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore për shkak të pandemisë, ‘Kulla Eiffel’ është gati të mirëpresë sërish të dashuruarit nën dritat e saj

E mbyllur për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore për shkak të pandemisë, ‘Kulla Eiffel’ është gati të mirëpresë sërish të dashuruarit nën dritat e saj

Kulla Eiffel

FRANCË- Pika e preferuar turistike e vizitorëve në Paris, kulla e Eiffelit, u rihap sërish pas 9 muajsh, koha më e gjatë për të cilën ka qëndruar e mbyllur prej Luftës së Dytë Botërore.

Mosfunksionimi i perlës pariziene, erdhi si pasojë e valës së COVID-19 që pushtoi Francën dhe të gjithë botën.

Megjithëse kulla e të dashuruarave do të presë sërish vizitor duke filluar nga e premtja, vetëm një numër i kufiziuar prej 13 mijë qytetarësh në ditë do të kenë të drejtë ta shohin nga afër magjinë.

Në kuadër të masave të reja anti-COVID të cilat janë vendosur në fuqi në Francë, qytetarët të cilët dëshirojnë të vizitojnë kullën Eiffel, janë të detyruar të tregojnë pasaportën e tyre të vaksinimit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë