Të mërkurën Partizani do të bëjë ndeshjen debutuese në stadiumin e ri, që ndodhet në zonën e Tufinës. Konkretisht në kompleksin ‘Partizani’ të kuqtë do luajnë kundër Orikut për Kupën e Shqipërisë.

Duke qenë se impianti sportiv ende nuk është kompletuar ka edhe një detaj interesant. Hyrja për tifozët do jetë falas, pasi është e pamundur që të kontrollohen apo skanohen biletat.

Prej kohësh Partizani stërvitet në këtë kompleks, që ka një kapacitet prej 4 mijë vendesh, ndërsa kjo do jetë hera e parë për një ndeshje zyrtare.