E mërkurë me bilanc tragjikë! 5 aksidente rrugore në Tiranë, Fier, Vlorë e Berat! 3 viktima e 2 të plagosur

E mërkurë me bilanc tragjikë! 5 aksidente rrugore në Tiranë, Fier, Vlorë e Berat! 3 viktima e 2 të plagosur

Foto nga aksidentet e regjistruara sot

TIRANË- Kjo e mërkurë ka regjistruar një bilanc tragjik të viktimave si pasojë e aksidenteve rrugore. Në total janë regjistruar 5 aksidente me 3 viktima. Aksidentet me pasoja të rënda janë rregjistruar 2 në Tiranë, 1 në Fier me vdekje, që u kanë marrë jetën 3 personave, teksa më persona të plagosur u raportuan në Berat e Vlorë.

Në Kombinat, një shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe hyri në oborr duke përplasur për vdekje një 23-vjeçare në shtëpinë e saj. Viktima është identifikuar si Marjana Seitaj e cila po qëndronte sëbashku me familjarët e tjerë në oborr në momentin kur ndodhi aksidenti.

Ndërkohë, në Mjull Bathore një makinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, teksa paraprakisht dyshohet se atij i ka rënë infrakt.

Në Fier, makina ka përplasur për vdekje këmbësorin 75-vjeçar Hysen Rucaj 75 vjeç i cili humbi jetën në vend.

Në Vlorë makina ka përplasur motorin, ku drejtuesi është dërguar me urgjencë në spital, teksa edhe në Berat, makina përplasi një 15-vjeçar që po udhëtonte me motor gjithashtu.

Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë vetë adoleshenti që mendohet se i ka prerë rrugën automjetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:43
Tiranë/ Kamionçina që po transportonte viça përplaset me trafikndarësën, humb jetën shoferi (VIDEO)

 Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure, ku ka humbur jetën shoferi i një kamionçine.

Ngjarja ka ndodhur në Mjull Bathore, ku një makinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë. Identiteti i viktimës nuk dihet ende.

“Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

1661935061_Screenshot1.jpg

Ora 08:09
Aksident në Vlorë, mjeti përplas motorin! Drejtuesi i motomjetit përfundon në spital

Një aksident është raportuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Vlorë në lagjen ‘Partizani’, mjeti është përplasur motorin, drejtuesi i të cilit ka përfunduar në spital për ndihmë mjekësore përkatëse. Ende nuk dihen personat e përfshirë në aksident apo shkaqet.

Policia në vendngjarje për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

Ora 07:48
Fier/ Kishte dalë për t'u çuar ushqime të afërmve në Tiranë, aksidentohet për vdekje 75-vjeçari nga Cakrani (EMRAT)

FIER- Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cakranit".

Rreth orës 4.30 të mëngjesit të sotëm shtetasi Flamur Maloku, 49 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip "Jeep", ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin Hysen Ruçaj, 75 vjeç, banues në Cakran, Fier.

75 vjeçari kishte dalë herët në mëngjes, tek rrethrrotullimi i Cakranit, për të gjetur një makinë të rastit dhe përcjellë ushqime tek të afërmit në Tiranë. Por ka qenë në vendin dhe orën e gabuar, pasi ai është goditur për vdekje me automjet nga autori Flamur Maliku.

Autori i këtij aksidenti është shoqëruar në Komisariatin e policisë Fier per veprime procedurale të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 31/08/2022 16:35

    Aksidentet rrugore ndodhin per mungese te sinjalistikes per paaftesi te policis rrugore dhe per paaftesi te shofereve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?! Prokuroria: Tradhtia e burrit preku rëndë dinjitetin e saj

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?! Prokuroria: Tradhtia e burrit preku rëndë dinjitetin e saj