E merr zvarrë 'Benzi' në aksin Tiranë - Fushë Krujë, humb jetën gruaja 38-vjeçare

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Fushë Krujë në afërsi të fshatit Larushk. Ka qenë një automjet tip "Benz" me targa AA 222 FY i cili ka marrë përpara një kalimtare të identifikuar si Burbuqe Dervishi 38-vjeçe. 

Gruaja po ecte në anë të rrugës kur është goditur dhe marrë zvarrë për rreth 100 metra nga makina e cila e ka zënë poshtë. Sipas dëshmitarëve gruaja është shoqëruar nga drejtuesi i makinës për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve të rënda të marra nga goditja e makinës. 

Duhet theksuar se po në këtë segment rrugor 38-vjeçarja është personi i tretë që humb jetën në një muaj. Ndonëse është qendër e banuar, në rrugë mungon sinjalistika dhe ndriçimi.  

Njoftimi i Policisë: 

Fushë-Krujë.

Informacion paraprak.

Më datë 04.05.2018, rreth orës 21:30 në aksin rrugor Fushë Krujë–Tirane, në fshatin Larushk, mjeti me targa AA 222 TY, me drejtues shtetasin K.D. ka aksidentuar shtetasen këmbësore B. D. 40 vjece, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, i cili do pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të saj dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?