Një 19-vjeçar u arrestua nga Policia e Beratit pas kallëzimit të një të miture, e cila pretendon se është shfrytëzuar prej tij për të lypur dhe për u shfrytëzuar për prostitucion.

Efektivët e policisë së Beratit arrestuan A.Brahimaj i cili akuzohet për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni i mbetur në tentativë” dhe ”Keqtrajtimi i të miturëve"

E mitura që ka bërë denoncimin është 16-vjeçre e banim në Pogradec.