E moshuara u rrah mizorisht në azilin në Pejë, Haradinaj: I tronditur! Nëna e dëshmorit dhunohet nga ato që duhet të kujdesen! Autorët e këtij krimi të dalin para drejtësisë

E moshuara u rrah mizorisht në azilin në Pejë, Haradinaj: I tronditur! Nëna e dëshmorit dhunohet nga ato që duhet të kujdesen! Autorët e këtij krimi të dalin para drejtësisë


“E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë” , kjo ishte thirrja e ish-kryeministrit të Kosovës  dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka reaguar në lidhje me rastin e dhunimit të moshuarës në një azil në Pejë, Kosovë.

“I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të. E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë. Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë! Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet. Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

 


Lajmi kryesor:

Çnjerëzore në Pejë/ Infermierja dhunon nënën e dëshmorit në azil, arrestohet bashkë me kolegen që e filmoi! Zbardhet dëshmia: U vetëmbrojta, më sulmoi e para (VIDEO)


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja