E motra e viktimës: Na mbylli një derë që s’hapet më as në botën tjetër! Edhe sikur 2 ditë të dënohet, mjafton që drejtësia të vihet në vend

Në ndryshim nga nëna, motra e Silvanës, e ka të vështirë të mbajë lotët. Ajo kërkon drejtësi që Igli Madani të dënohet, nuk ka shumë rëndësi se sa vite, për të mjafton që të vihet drejtësia në vend.

“Na ka mbyllur një derë që nuk ka për t’u parë më në këtë jetë, edhe sikur bota të kthehet përmbys. Në familjen tonë është hapur një plagë shumë e madhe, unë kërkoj drejtësi, sidomos për ata dy fëmijë të vegjël, ato dy vajza, që ne na dhemb zemra më shumë, sesa për motrën dhe kunatin, dua të drejtën, nuk dua as të vrasim e as të presim, se kemi vëllezër e motra, i lutem shteti shqiptar që të na ndihmojë si ne dhe çdo familje shqiptare që të vërë drejtësi dhe jo të ketë korrupsion, kam shumë besim te shteti shqiptar që do vendoset e drejta, për mua nuk ka rëndësi sa dënohet 10 vjet, 5 vjet, 2 ditë ai të dënohet, vetëm drejtësia të vihet në vend”, ka thënë e motra.


Lajmi kryesor:

Familja Gushi u shua në aksidentin tragjik, e ëma e viktimës: Dua drejtësi! Prindërit e autorit ende s’më kanë ngushëlluar! Gjendet ditari i të voglës: Mezi pres të shkoj në Shqipëri


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë