Ajo dukej rrëzëllitëse teksa ka realizuar një set fotografik për “Maybelline” ditën e djeshme.
Por Adriana Lima ka pësuar një incident të vogël pas përfundimit të setit.
Ajo ka përplasur kokën pa dashje në pasqyrën e autobuzit.
Në një video të postuar në TMZ Adriana shihet duke buzëqeshur para kamerave dhe më pas përplas kokën në pasqyrë.

Pas ndarjes me partnerin e saj Adriana i është kthyer sërish punës dhe është shfaqur në formë mjaft të mirë.
33 vjeçarja kishte veshur një palë xhinse, një këmishë të bardhë dhe një jelek në bezhë, ndërkohë që pozonte para kamerave me produktet kozmetike të markës së sipërpërmendur.
Lima ka qenë pjesë e promovimit të “Maybelline” që prej vitit 2003. Lima mori pjesë edhe në eventin e përvitshëm “Met Gala”, ku pozoi e vetme në tapetin e kuq.

(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com