E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në mesazhin që u është përcjellë e dërguara e SHBA-së nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve.
Gjithashtu në këtë takim Nancy VanHorn garantoi dhe mbështetjen e mëtejshme të SHBA-së për forcimin e drejtësisë dhe integritetit në Shqipëri.
"E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke njohur rolin e tyre vendimtar në mbështetje të reformës në drejtësi. Ajo nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve. Së bashku, ne jemi të angazhuar për forcimin e drejtësisë dhe integritetit në Shqipëri", thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane.