VIDEOLAJM/ Dje u arrestua Ilir Meta, përfaqësuesja e SHBA-së takon ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha

Tirane- E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara Nancy VanHorn zhvilloi paraditen e sotme një takim me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.

Takimi nuk ka zgjatur më shumë se 20 minuta. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite por një takim i tillë përkon një ditë pas arrestimit të ish presidentit të Republikës, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me urdhër të SPAK, informon gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com Sokol Dema. 

Report Tv ka siguruar pamjet teksa diplomatja amerikane VanHorn doli nga mjediset e Ministrisë së Brendshme.

Arrestimi i Ilir Metës mesditën e 21 tetorit 2024 nga forcat Operacionale me urdhër të SPAK u shoqërua me polemika. Opozita e quajti rrëmbim politik.  

Gjithashtu ditën e enjte (17 tetor 2024) VanHorn u takua me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut, Altin Dumani për rreth një orë.

Përmes një njoftimi në aplikacionin X, Ambasada Amerikane tha se VanHorn vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen e suksesshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.

 

Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori