E ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy VanHorn është pritur sot në takim në Kuvendin e Shqipërisë nga kryetari i Parlamentit Niko Peleshi. Ky i fundit në një postim në rrjete sociale, e vë theksin tek partneriteti strategjik mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ndër të tjera Peleshi thotë se Shqipëria mbetet e angazhuar për të kontribuar në paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global, duke forcuar më tej rolin e saj në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.

“Në Kuvend, me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn, mbi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, veçanërisht në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Si një aleate e besueshme e NATO-s, Shqipëria mbetet e angazhuar për të kontribuar në paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global, duke forcuar më tej rolin e saj në arkitekturën euroatlantike të sigurisë”, shkruan Peleshi.

Ditën e nesërme, Nancy VanHorn do të zhvillojë gjithashtu dhe një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Vizita e VanHorn në Kuvendin e Shqipërisë vend në një kohë kur Peleshi ka caktuar datën 23 Shkurt për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Ndërkohë ditën e djeshme Partia Socialiste prezantoi ndryshimet në nenin 242 të Kodit të procedurës Penale ku përveç të zgjedhurve vendorë, nuk mund të pezullohen më nga detyra me vendim gjykate dhe 7 subjekte të reja, përfshirë këtu dhe ministrat.