TIRANË - E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn pati një vizitë sot në SPAK ku u takua me kreun e këtij institucioni Altin Dumani.

Në postimin e ambasadës amerikane në mediat sociale, sqarohet se VanHorn ka shprehu në takim admirimin e SHBA për punën e palodhur të SPAK.

Përveç Dumanit, në SPAK e Ngarkuara me Punë u takua dhe me Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit, Klodjan Braho.

'E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, të cilët janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Znj. VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti. Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.' thuhet në postimin e ambasadës.