Ne jemi të gjithë konsumues të kafesë, aq sa na duket e pamundur ta kalojmë ditën pa pirë të paktën një të tillë në ditë. E dimë se ajo edhe mund të jetë e dëmshme dhe sërish e konsumojmë, ashtu siç nuk tregojmë kujdes për shëndetin tonë edhe me plot gjëra të tjera. Por cilat janë disa nga dëmet që shkakton në shëndetin tona pirja e kafesë?
Dobëson mbajtjen e urinës
Meshkujt duhet të jenë të kujdesshëm me konsumin e kafes, në qoftë se nuk duan t’u zhvillohet apo përkeqësohet mosmbajtja e urinës, përfundim ky i një studimi të kryer nga Universiteti i Alabamas, SHBA.
Shkakton aritmi zemre
Nivelet e larta të kafeinës mund të çojnë në aritmi të forta zemre. Kjo është deklaruar nga një studim i Universitetit të Modenas dhe Reggio Emilias, sipas të cilit ky është shkak për të mos e tepruar me të.
Inkurajon celulitin
Celuliti është një makth për gratë, prandaj ato duhet të dinë se shmangia e kafes ndikon në eliminimin e tij. E kjo, sepse teksa ngushton diametrin e enëve, zvogëlon sasinë e gjakut që arrin në periferi të trupit.
Zverdh dhëmbët
Të pish shumë kafe, paraqet tendencën e shfaqjes së njollave të errëta mbi dhëmbët e parë. Kjo pasi kafja dëmton smaltin e tyre.
‘Vret’ aftësinë krijuese
Marrja e një doze të tepruar kafeine nuk e ndihmon aspak procesin krijues. Përveç kësaj, ajo nuk ju ndihmon as për të fjetur.
Komente




