E nxjerrin nga shtëpia, i riu në Vlorë: Apeli ka rikthyer çështjen për gjykim, por përmbarimi 'zbarkoi' këtu me 100 policisë si të isha kriminel

VLORË- Një konflikt për çështje pronësie mes dy familjeve në qytetin e Vlorës ka përfunduar deri në ndërhyrjen e policisë. Një konflikt i cili i ka fillesat 2 vite më parë, e që ka të bëjë me pronësinë e një shtëpie dhe një dyqani pranë tregut të madh të qytetit.

Familja e Sokol Muharremit prej 50 vitesh jeton në këtë banesë, por ligji për kthimin e banesave tek pronarët e vjetër duket se ka bërë që një tjetër familje, konkretisht ajo e Rezar Hatibit nga Kruja  të pretendojë pronësinë. Pas 2 vitesh në çështje gjyqësore, ku shkalla e pari ia dha të drejtën familjes Hatibi, Apeli hodhi poshtë këtë vendim, duke kërkuar rikthimin e çështjes  në shkallë të parë. E megjithatë, edhe pse tashmë vendimi i mbetet sërish shkallës së parë, e ende nuk kanë filluar seancat, familja Hatibi me përfaqësues ligjor një përmbarues privat, ka shkuar sot në familjen Muharremi së bashku me policinë për t'i kërkuar këtij lirimin e banesës.

Sokol Muharremi, kryefamiljari nuk ka pranuar të lirojë banesën deri në një vendim gjykate të formës së prerë. Pas kontestimeve dhe kundërshtisë së tij, familja është nxjerr forcërisht. Muharremi nuk është lejuar të marrë as sendet personale, pasi shtëpisë dhe dyqanit i është vënë çelësi nga përmbaruesi.

Muharremi akuzon drejtësinë, konkretisht prokuroren e çështjes dhe policinë se nuk kanë bëre detyrën.

"Sot erdhi përmbaruesi kërkonte të ekzekutonte një vendin në 2013 të një personi që nuk jeton këtu e që i ka dokumentet e falsifikuara. Elona Lura prokurorja që ka marrë atë dosje nuk e ka vënë uji në zjarr, Fitim Kocia e ka marrë vendimin e zotërisë që është i 2013 kërkonte ta zbatonte. Gjykata e Apelit ka vendosur e ka kthyer për rishqyrtim dosjen në Shkallën e parë, kjo nuk është marrë parasysh. Vendimi rrëzonte veprimin përmbarimor dhe e rikthente dosjen në shkallën e parë. Unë e kam dhe një shans që të kundërshtojë vendimet përmbarimore dhe brenda 10 ditësh mund të kthehem në shtëpi, nëse me jep gjykata. Më kanë marrë që në mëngjes, policia më ka ushtruar presion, i thoja pse më mbani nuk më japin sqarim. Erdhën rreth 100 forca policia sikur unë të isha kriminel", tha Muharremi.

Nga sot, Muharremi me familjen nuk e kanë me një banese ku të jetojnë.  Muharremi shpreson te një tjetër vendim i gjykatës në rishikimin e çështje.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg