E përndjekura në spital prej
tensionit, Hoxha kërcënon Ramën
Greva e urisë së të dënuarve politik në ditën e dytë të saj ka nisur me një matje të tensionit nga mjekët. Por, pavarësisht kësaj, një prej të ngujuarve, ka pasur probleme, gjë që ka sjellë dhe tensionimin e parë të situatës.
TIRANE- Greva e urisë së të dënuarve politik në ditën e dytë të saj ka nisur me një matje të tensionit nga mjekët. Por, pavarësisht kësaj, një prej të ngujuarve, ka pasur probleme, gjë që ka sjellë dhe tensionimin e parë të situatës. Fatmir Hoxha, kreu i grevës së ish-të përndjekurve ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mungesën e ndihmës së menjëhershme. “Edvin, nëse do t’i ndodhë diçka grevistes sonë, do të përballesh me atë që s’je përballur kurrë në jetën tënde”, tha ai. Hoxha e bëri kërcënimin para mediave duke bërë të ditur se një greviste, Bedrie Bozaxhiu, ishte në gjendje të rënduar për jetën.
Sipas tij ambulanca dhe mjeku nuk ishin në kohën e duhur për të dhënë asistencën e tyre. “Pas informacionit që mora nga mjekët, zonja Bozaxhiu që është me baba të pushkatuar, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Pasi kërkuam ambulancën dje dhe sot, vonesa e çoi në këtë gjendje”, tha ai.
Të përndjekurit kërkojnë nga qeveria dëmshpërblim në total të pagesave brenda dy viteve të para të qeverisjes dhe përfitimin e një statusi special për të gjithë anëtarët që janë gjallë të kësaj shtrese. Në listën e kërkesave që kanë paraqitur ish-të dënuarit politik është edhe shtimi i masës së dëmshpërblimit për të gjithë ata persona që janë internuar gjatë komunizmit dhe rikthimi në mënyrë të menjëhershme në administratën shtetërore të ish-të përndjekurve politik të larguar pa të drejtë nga puna. Gjithashtu ata kërkojnë dënimin e figurës së Enver Hoxhës dhe partisë Komuniste.
Po dje Fatmir Hoxha ka replikuar dhe me akuzën e ngritur ndaj tij mbi pronësine e dyqaneve që janë pranë godinës së të dënuarve politik. Duke u shprehur se në asnjë vend të kësaj godine nuk ka pronë private, ai tha se akuzat janë të pavërteta. Përsa i përket faktit se ai nuk ka bërë asnjë ditë burg, Hoxha ka theksuar se ka statusin e të përndjekurit politik që i lind nga e ëma dhe nga dajat e tij.
Sipas Hoxhës persekutimi ka lindur që 40 vite më parë ndërsa dajat I janë vrarë si kundërshtarë të regjimit të kohës. Ndërsa vetë ka jetuar në rrethim me gjemba. Po ashtu dhe të dënuar të tjerë politik kanë dhënë qëndrimet e tyre ndaj grevës, duke përshkruar dhe historinë e tyre të dënimeve politike. Ndërkohë kanë theksuar se dënimi i diktatorit Hoxha është një pikë e rëndësishme për grevën.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2900
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18