E pabesueshme, arrestimet dhe frika e kapjes nuk e ndalojnë 69 vjeçaren amerikane të udhëtojë pa biletë dhe pasaportë

Të udhëtosh pa bileta pa viza dhe pasaportë është ëndrra e secilit prej nesh, e pamundur për t’u arritur  për shumicën por jo për Marilyn Hartman.   69-vjeçaren amerikane e quajtur ndryshe “Fantazma e fluturimeve”,  ka arritur të fluturojë nëpër botë pa pasaportë, biletë ose leje bordi. Por për 69 vjeçaren  rreziku më I madh është kapja nga policia dhe në fakt nuk janë të pakta rastet kur ajo është gjendur pas hekurave.

Aftësia e saj për të lëvizur vetëm si fantazmë duke kaluar tek siguria, personeli i check-in dhe stjuardesat pa tërhequr vëmendjen e tyre është çelësi i suksesit të saj. Ajo thotë se gjithmonë ecën me udhëtarët e tjerë dhe gjen një vend. Nëse ndalet, ajo është jashtëzakonisht e sjellshme dhe luan plotësisht rolin e të pafajshmes.

Hartman për herë të parë u bë e njohur për publikun pasi u arrestua në gusht 2014 në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelos pasi kishte fluturuar pa biletë , shkelje për të cilën u dënua me kusht. Dymbëdhjetë ditë më vonë, ajo u arrestua në një terminal tjetër për pot ë njëjtën vepër.

Ajo u arrestua sërish në 2015 por kësaj rradhe në Florida. Një tjetër arrestim pasoi në O'Hare në 2016 për shkeljen e masës së sigurisë, e cila e ndalonte atë të vinte këmbë në pronën e aeroportit. Ajo u dënua me gjashtë muaj arrest shtëpie  dhe rehabilitim në një qëndër të shëndetit mendor.

Ajo u arrestua në O'Hare në janar 2018 , pasi kishte arritur të udhëtonte pa biletë dhe pasaort nga Londra në Çikago.

Në tetor 2019, ajo u arrestua sërish, por u la e lirë dhe me një byzlyk elektronik pas fillimit të pandemisë.  Tanimë ajo është vënë sërish para drejtësisë duke rrtezikuar që ëndrat e saj për fluturime të pafundme të marrin fund.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen