E pabesueshme, pallati në Tibet
shembet sikur të ishte prej kartoni

E pabesueshme, pallati në Tibet<br />shembet sikur të ishte prej kartoni
Një pallat shumë katësh është shembur sikur të ishte prej kartoni brenda pak sekondave në Tibet.
 
Kjo për shkak të reshjeve të mëdha që kanë përfshirë Tibetin, të cilat kanë shkaktuar përmbytje e shembje dheu.
 
Ndërtesa me 5 kate ishte ndërtuar në breg të një lumi. Shkatërrimi i pallatit ndodhi të shtunën pas disa ditëve reshje të mëdha që ngritën shumë nivelin e lumenjve në Prefekturën Qambo.
 
Banorët filmuan ndërtesën e banimit duke u rrëzuar pranë lumit Ziqu. Për fat, asnjë banorë nuk pësoi lëndime pasi ndërtesa ishte evakuuar më herët.
 
 Përmbytja shkatërroi rreth 67 rrugë rurale, 24 ura dhe disa shtylla të energjisë elektrike vetëm në qarkun Jomba.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës