Kamerat e sigurisë në një qendër tregtare në Stamboll të Turqisë tregojnë momentin kur një person është “gëlltitur” nga shkallët elektrike.
Raportohet se shkalla elektrike ishte jashtë funksioni për t’u riparuar në momentin kur ndodhi ngjarja dhe mirëmbajtësit kishin vendosur edhe një tabelë që u kërkonte klientëve të mos e përdornin.
Por pavarësisht tabelës paralajmëruese, nga sa dallohet në video, njerëzit vijonin të kalonin në këtë shkallë.
Komento