Është thuajse e pabesueshme që Tamara Ecclestone ka lindur fëmijën e saj të parë shtatë javë më parë.

Ndryshe nga shumë prej yjeve të ekranit të cilët pasi kanë lindur mundohen të ekspozohen sa më pak derisa të vijnë në formë, Tamara nuk e ka pasur aspak problem këtë gjë.

Ajo ka befasuar duke u shfaqur me bikini gjatë pushimeve të saj në Morocco.

tamara ecclestone

Modelja 29 vjeçare duket në formë mjaft të mirë sit ë mos kishte lindur fëmijë.

Disa prej përdoruesëve të rrjeteve sociale janë shprehur të zemëruar, duke shprehur se një nënë duhet të kujdeset siç duhet për fëmijën në muajt e parë dhe jo të mbajë dieta.

Ndërsa Tamara ka thënë se gjithçka është bërë në mënyrë të kontrolluar dhe falë ushtrimeve të saj, jo me anë të dietave.

Tamara ka thënë se mëmësia e ka bërë atë më pak të kujdesshme ndaj rutinës së përditshme të rregullimit të flokëve dhe make-up-it.

(b.t/shqiptarja.com)